Dje, 296 pacientë u nënshtruan analizave laboratorike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, duke kryer gjithsej 3,743 teste.
Ky aktivitet është pjesë e shërbimeve të përditshme të spitalit, që përfshijnë vizita specialistike, pranime të reja dhe procedura të ndryshme diagnostikuese.
Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithashtu 426 vizita specialistike, 52 pranime, 11 operime të kryera, 37 dializa, si dhe shërbime imazherike: 127 Rëntgen, 42 ultrazëra dhe 20 MRI.
Spitali raportoi gjithashtu lindjen e 8 foshnjeve, 6 vajza dhe 2 djem, ndërsa 203 pacientë mbeten të shtrirë aktualisht në institucion./Gazeta Shneta/




