Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar 45,300 vizita ambulantore gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, shërbimet janë ofruar në më shumë se 18 profile specialistike, përfshirë Kirurgjinë, Ortopedinë, Urologjinë, Oftalmologjinë, Gjinekologjinë me Obstetrikë, ORL, Pediatrinë, Neonatologjinë, Internon, Infektiven, Neurologjinë, Psikiatrinë, Pulmologjinë, Emergjencën, Hemodializën, Fiziatrinë dhe Dermatovenerologjinë.
Numri i vizitave përfshin kontrolle dhe konsultime mjekësore në ambulancat specialistike gjatë periudhës janar–mars 2026./Gazeta Shneta/



