Mbi 70 viktima dhe afër 1200 raste të reja pozitive me Sars-CoV-02 janë shënuar vetëm në javën e fundit në Kosovë.
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik para një jave kishte njoftuar se numri i viktimave nga Covid-19 kishte arritur në 256, ndërsa numri i rasteve të reja pozitive në 9 mijë e 49. Më 3 gusht IKSHPK njoftoi se numri i të shëruarve kishte arritur në afër 5 mijë.
Ndërkaq një javë më vonë, më 9 gusht numri i vdekjeve u shtua për të paktën 71 raste. Instituti ka njoftuar dje se në 24 orët e fundit ishin shënuar 12 viktima, duke çuar numrin total në gjithsej 327.
Por ndonëse në javën e fundit janë shënuar afër 1200 raste pozitive, në dy ditët e fundit ka filluar rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja të paktën sipas shifrave zyrtare të IKSHPK-së.
Para tre ditësh u shënuan 196 raste pozitive që ishte rënia e parë nën shifrën 200 pas disa javësh. Ndërkaq në dy ditët e fundit pati 181 përkatësisht 190 raste. Numri total deri më tani ka arritur në 10 mijë e 59 nga gjithsej 40 mijë e 184 persona të testuar që nga muaji shkurt.
Në anën tjetër SHSKUK ka njoftuar se në klinika dhe spitale rajonale janë duke u trajtuar 630 pacientë, prej të cilëve 480 janë të konfirmuar me Covid-19, prej të cilëve 45 janë në gjendje kritike ndërsa mbi 380 me oksigjenoterapi.
Instituti Kombëtar dhe profesionistët shëndetësorë kanë bërë thirrje vazhdimisht për respektimin e masave të Qeverisë për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës në mënyrë që të ulet numri i të infektuarve. /Gazeta Shneta/