Qendra Klinike Universitare ka hapur një konkurs për 100 vende të lira pune në fillim të këtij muaji dhe deri më sot kanë aplikuar mbi 800 persona
Në konkursin për 100 vende të lira pune ku përfshihen 75 infemrierë, 10 mami, 5 laborantë dhe 10 fizioterapeutë, ia kanë mësyrë qindra persona. Nga hapja e konkursit në fillim të muajit prill e deri më sot kanë aplikuar rreth 830 kandidatë, shkruan Gazeta Shneta.
Zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu, ka deklaruar se ka interesim të madh për këto vende pune, të cilat kur të plotësohen pritet të ndikojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve.
“Ju konfirmojmë se ka interesim të jashtëzakonshëm në konkursin e shpallur nga QKUK për pranimin e 100 infermierëve të profileve të ndryshme. Deri më tani kanë aplikuar 830 kandidatë. Rritja e numrit të infermierëve do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në klinikat e QKUK-së. Ky numër do të mbulojë nevojat që kanë shërbimet e reja të formuara në QKUK, poashtu në klinikat që kanë nevojë. SHSKUK, gjatë rishikimit të buxhetit do të kërkoj që të rritet edhe më tutje numri i infermierëve meqë ende ka nevojë për infermier/e shtesë”, ka deklaruar Fazliu.
SHSKUK edhe vitin e kaluar ka punësuar infermierë dhe mjekë në QKUK por edhe në spitale të përgjithshme. /Gazeta Shneta/