Sipas njoftimit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar 11 raste të reja me Covid dhe asnjë rast i vdekjes.
Nga 1,366 testime të kryera brenda 24 orëve janë konfirmuar 11 raste të reja me Covid shkruan Gazeta Shneta.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 17 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë është 99
Në anën tjetër, brenda kësaj periudhe janë dhënë 11,546 doza të vaksinës anti covid, ndërsa 88,961 qytetarë janë të vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot janë administruar 305,991 doza të vaksinës anti covid në vendin tonë./GazetaShneta/