Instituti GAP ka publikuar të dhënat për numrin e të punësuarve në sektorin shëndetësor në Kosovë dhe kosovarëve të punësuar në Gjermani, si mjek, ndihmës medicinalë etj.
Sipas këtij grafikoni shihet se mbi 9 mijë punonjës shëndetësorë kosovarë janë punësuar në Gjermani vetëm për nëntë muaj të vitit 2023.
Në vitin 2019, sipas GAP-it, në Gjermani ishin të punësuar 5,440 kosovarë në Gjermani, kurse në Kosovë 14,582.
Kurse, janar-shkurt 2023 në Gjermani ishin të punësuar si punëtorë shëndetësorë 9,091 kosovarë. Në Kosovë ndërkohë ishin të regjistruar 14,786.




