Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë

Lajme 25/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Emergjente në QKUK gjatë vikendit përballet me fluks të madh të pacientëve që kanë kërkuar trajtim, duke mbingarkuar klinikën.

Nga emergjenca kanë apeluar te qytetarët që fillimisht për rastet jo urgjente të kërkojnë trajtim në qendra të mjekësisë familjare apo edhe spitalet rajonale në mënyrë që të shmangin ngarkesën e klinikës emergjente. Ndërkohë, fluks të shtuar të pacientëve kanë vërejtur edhe në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet. Fundjava përballi emergjencën e Qendrës Klinike Universitare me një fluks të madh të pacientëve, duke shkaktuar kështu ngarkesë të madhe në punë.
Përgjatë dy ditëve janë trajtuar rreth 900 raste, duke ofruar shërbime të natyrave të ndryshme, nga të cilat 61 kanë si pasojë e aksidenteve.

Duke marrë për bazë se shumica nga ata që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore, nga Emergjenca kanë bërë thirrje që qytetarët të mos anashkalojnë qendrat e mjekësisë familjare apo spitalet rajonale, raporton RTK.Në këtë thirrje, mes tjerash, thuhet se Qendra Emergjente mbetet e rezervuar për rastet serioze dhe kërcënuese për jetën.

Një fluks i madh i qytetarëve është vërejtur edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë në kryeqytet.

“Këtë javë i kemi pas diku deri në 500 konsultime mjekësore, mirëpo i kemi qendrën numër 6 i ka pas rreth 1600 konsultime, qendra nr4 rreth 1800-1900 konsultime sepse e ka edhe ndërrimin e natës, gjithashtu edhe qendra nr5 te Dardania i ka pas diku rreth 1800 konsultime brenda një jave”, tha Vjollca Zeqiri, ud.kryeshefe e QKMF-së.

Bazuar në të dhënat e qendrës kryesore të mjekësisë familjare, përgjatë vitit të kaluar, vetëm 2% e rasteve emergjente janë referuar drejt Qendrës Klinike Universitare. /Ekonomia Online/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Paralajmërimet për erëra të forta në Prishtinë, drejtori i Emergjencave: Ekipet janë në terren, jemi duke bërë kontrolle

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.