Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe diagnostifikohet me kancer, njofton Buckingham Palace

Lajme 05/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbreti Charles është diagnostikuar me një formë kanceri, ka njoftuar Buckingham Palace.

Nuk është kancer i prostatës, por u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit për një prostatë të zmadhuar, raporton burimi BBC përcjell Gazeta Shneta.

Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti Charles  filloi “trajtimet e rregullta” të hënën.

Pallati Buckingham ka shkruar mes tjerash se Mbreti “mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”.

Nuk jepen detaje të mëtejshme për fazën e kancerit apo një prognozë.

Mbreti, 75 vjeç, u kthye në Londër nga Sandringham në Norfolk të hënën në mëngjes dhe pallati ka raportuar se ai ka filluar trajtimin si pacient i jashtëm.

Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, Mbreti do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit, duke përfshirë dokumentet dhe takimet private.

Vlen të theksohet se mbreti Charles kreu një procedure mjekësore të prostatës në një spital privat në Londër më shumë se një javë më parë.

Mbreti kishte zgjedhur të bënte publikisht trajtimin e tij të prostatës, me qëllimin për të inkurajuar më shumë burra që të bënin kontrolle të prostates.

Për shumë lloje të kancerit, mundësia për t’u prekur rritet me moshën. Shifrat në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë, mesatarisht çdo vit, më shumë se një e treta (36%) e rasteve të reja të kancerit ishin te njerëzit e moshës 75 vjeç e sipër. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPërleshje fizike mes punonjësve në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, rasti konfirmohet nga Policia
Artikulli i rradhës Trump flet hapur për plagët e tij të kuqe të dorës, ja çfarë fshihet prapa tyre

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.