Dy barnatore në dy fshatra të Suharekës janë mbyllur nga Inspektorati Farmaceutik. Barnatoret punonin pa licencë dhe po ashtu shitnin barna ilegalisht nga Serbia
Dy barnatore në fshatrat Studenqan dhe Samadraxhë të Suharekës janë mbyllur për shkak se janë zënë duke punuar pa licencë dhe me produkte mjekësore ilegale, merr vesh Gazeta Shneta nga burime brenda Inspektoratit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë.
Inspektorati në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve për Krime Ekonomike te Kosovës në Prizren, kanë kryer inspektim në këto dy barnatore gjatë ditës së djeshme.
Barnatoret nuk kishin licencë pune për ushtrimin e veprimtarisë farmaceutike dhe po ashtu në të dyja janë gjetur produkte medicinale ilegale me origjinë nga Serbia.
Produktet janë konfiskuar ndërsa barnatoret janë mbyllur nga Inspektorati. /Gazeta Shneta/