Do të mbyllet përkohësisht Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Mati 1 për shkak të renovimeve.
Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Shneta.
Ata u kanë thënë qytetarëve që të vizitohen në QMF-të më të afërta.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar banorë të lagjes MATI ju njoftojmë se që nga data 11.09.2023 fillojnë renovimet në QMF-MATI-1.
Prandaj, luteni në mirëkuptim që për marrjen e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës.
Ju faleminderit në mirëkuptim- stafi QMF-MATI-1./Gazeta Shneta/




