Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Me Dg. Lodhje pacienti referohet në Reanimacionin e Emergjencës së QKUK-së

Lajme 19/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me diagnozë lodhje një pacient është referuar për në Qendrën Emergjente në QKUK.

Një qytetar kërkoi ndihmë gjatë ditës së sotme në një nga Qendrat e mjekësisë familjare në Fushë Kosovë. Ai u paraqit me anamnezë lodhje dhe plogështi, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekja që e ekzaminoi ia mati tensionin e gjakut i cili rezultoi pothuajse me parametra normal 130/90 dhe me oksigjen normal 97 për qind.

Por për mjeken e përgjithshme që e ekzaminoi pacientin këto parametra ishin të mjaftueshme që ta referonte atë në reanimacionin e Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pacienti është paraqitur në reanimacionin e Emergjencës së QKUK-së me këtë udhëzim dhe i njëjti është transferuar në dhomën e internos për t’u trajtuar më tutje, i ka treguar një burim Gazetës Shneta.

Referimet ose udhëzimet e pacientëve nga mjekësia e nivelit parësor dhe dytësor për në QKUK si nivel tretësor, pa indikacione të qarta ose të mjaftueshme po vazhdon të shkaktoj mbingarkesë në Qendrën Emergjente.

Në këtë qendër brenda ditës pranohen dhe trajtohen mesatarisht 250 pacientë, derisa brenda një viti numri i pacientëve të trajtuar shkon deri mbi 60 mijë qytetarë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKontrolloni shëndetin tuaj me paketën e gjerë të testeve për diabetin në Spitalin Premium!
Artikulli i rradhës 35 vjeçarit i nxirret ura metalokeramike nga ezofagu në QKUK

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.