Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Më e përhapur te vajzat”, mjeku: Skolioza mund të dallohet dhe nga sytë ose dhëmbët

Lajme 05/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku fizioterapist Ilvi Begolli foli në emision Health O’Clock lidhur me sëmundjen e skoliozës.

Ai theksoi se, përveç testimeve dhe kontrollit tradicional, një mënyrë më e re për të ekzaminuar pacientët është edhe vëzhgimi i syve, dhëmbëve dhe këmbëve, pasi sipas tij, këto tregojnë shenja paralajmëruese të skoliozës te një person.

Mjeku shpjegoi etapat e zhvillimit të skoliozës dhe cilat janë moshat më kritike, duke theksuar gjithashtu se vajzat janë në rrezik më të lartë për t’u prekur pasi sipas tij, nga 8 persona me skoliozë, 7 janë vajza dhe vetëm një djalë.

“Skoliozat fillojnë që në moshën 7-8 vjeç dhe kanë një zhvillim tjetër mes moshës 8 deri në 12 vjeç, dhe më pas një tjetër fazë nga 13-15 vjeç. Kjo është periudha e përkeqësimit dhe zhvillimit të skoliozës. Probabiliteti është 7 vajza me një djalë. Arsyet janë të pashpjegueshme, por mendohet se kanë lidhje me disa elementë hormonalë, si edhe me zhvillimin ndryshe të fundshpinës te vajzat. Disa ndryshime që ndodhin në këtë fazë mund ta bëjnë më të predispozuar seksin femër për t’u prekur. Sipas studimeve të fundit, për të evidentuar një skoliozë, duhet të përqendrohemi në tre elementë: në sytë, dhëmbët dhe këmbët. Këto janë faktorë që mund të na japin sinjale për zhvillimin e skoliozës. Gjeja e parë që bëjmë kur vjen një pacient është, përveç testeve klasike dhe vëzhgimit të devijimeve trupore, edhe kontrolli i syve, i dhëmbëve dhe i këmbëve. Te fëmijët që kanë probleme me dhëmbët, nofullën, ekziston një probabilitet më i lartë për të zhvilluar skoliozë. E njëjta vlen edhe për fëmijët që kanë një këmbë më të përkulur nga brenda dhe një normale – kjo krijon ndryshim të biomekanikës trupore dhe rrit mundësinë për të pasur skoliozë”, tha Begolli.

Begolli shtoi se, në raste më të rralla, skolioza mund të jetë e lidhur edhe me arsye specifike mjekësore.

“Ka raste të rralla kur, për shembull, një dhimbje veshke, që krijon mbrojtje nga trupi, mund të çojë në devijim të posturës. Ka fëmijë që lindin me një këmbë më të shkurtër dhe një tjetër më të gjatë, çka mund të shkaktojë skoliozë. Po ashtu, edhe fëmijët që mund të kenë lindur me paraliza janë më të rrezikuar”. tha ai. /Euronews Albania

 

Artikulli paraprakBordi i SHSKUK-së: Shprehim indinjatën për rastin e ud.drejtorit të QKUK-së, kërkojmë masa sigurie
Artikulli i rradhës Shkaqet e vështirësisë në frymëmarrje gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.