Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Më është mbyllur dera e dytë e shtëpisë”: Handikosi me shërbime të ngrira

Lajme 31/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të ftohtët që kishte kapluar pasditen e 29 janarit Qendrën e Resurseve Handikos në Prishtinë, pamundësoi që Bedri Kadriaj – përdorues i karrocës invalidore – t’i merrte shërbimet e fizioterapisë. 

Kjo qendër, e cila merret me përmirësimin e kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, e ndërpreu punën gjatë gjithë muajit janar, për shkak të mungesës së fondeve. 

Të gjitha shërbimet që i ofron falas – nga rehabilitimi dhe terapia fizikale e deri te trajtimi psiko-social dhe logopedia – janë pezulluar. 

Dhomat e ushtrimeve, tavolinat, karriget… të gjitha janë të boshatisura. 

Se kur dhe nëse do të rikthehen me kapacitet të plotë, nuk është e qartë. 

Dhjetëra persona me diagnoza të ndryshme mbetën pa shërbime 

Bedriu po merrte shërbime në Handikos që katër vjet. Atëkohë, ai pësoi një aksident me motor që e la me këmbë të paralizuara. 

“E kam shfrytëzuar qendrën për fitnes, për shpatulla, për duar… sepse neve na duhet t’i ushtrojmë duart, t’i kemi të forta”, tha 39-vjeçari për Radion Evropa e Lirë. 

Ai ishte në dijeni për ndërprerjen e shërbimeve, por shpresonte se, të paktën, do të merrte ndonjë lajm të mirë për rikthimin e tyre. 

“Pas aksidentit, këtu në qendër e kam gjetur veten shumë. Stafi është i mirë, i kam marrë të gjitha shërbimet e nevojshme pa pagesë”. 

“Ndjej sikur më është mbyllur dera e dytë e shtëpisë”, u shpreh Bedriu. 

Me atë ndjesi, ditën që REL-i vizitoi hapësirat e Handikosit, ishte edhe Fidajete Shala – Pllana, djali i së cilës, katër vjeç, ka nevojë për shërbime të fizioterapisë dhe logopedisë. 

“Nga shërbimet e ofruara këtu, djali ka pasur shumë përmirësime”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë. 

Fidajete Shala-Pllana, nëna e djalit 4-vjeçar, i cili merrte shërbime në këtë qendër. 

Mungesën e shërbimeve tha se e ndjen edhe i biri, sepse “vazhdimisht i përmend edukatoret e tij”. 

Me profesion sociologe, Fidajetja tha se familja e saj nuk e përballon dot ekonomikisht pagesën për shërbimet që i duhen 4-vjeçarit disa herë në javë. 

Hapësira brenda Handikos-it, në të cilën personat me aftësi të kufizuara marrin shërbime logopedike. 

Kur nuk ka projekte, nuk ka as para 

Funksionale nga viti 2003, Qendra e Resurseve Handikos në Prishtinë është më e madhja në Kosovë që ofron shërbime për personat me aftësi të kufizuara. 

Mbyllja – për herë të parë gjatë dy dekadave të ekzistencës – la pa shërbime mbi 60 individë në nevojë, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i qendrës, Afrim Maliqi. 

Sipas tij, individët që marrin trajtime aty, bëjnë pjesë në grupet më të rrezikuara të personave me aftësi të kufizuara. Kanë 22 diagnoza të ndryshme, por më e shpeshta është ajo e paralizës cerebrale. 

“Brenda ditës mund të vijnë 15 ose 20 persona. Një mund të ketë nevojë për dy-tri shërbime, një tjetër mund të ketë nevojë vetëm për një. Por, ka edhe shërbime grupore që i ofron qendra”, thotë Maliqi. 

Ai shpjegon se Qendra e Resurseve Handikos funksionon në bazë të projekteve, që i bën qoftë vetë, qoftë me shoqata simotra, e që i financojnë organizata apo institucione të ndryshme.
Me ato fonde, pastaj, mbulohen shërbimet, pagat e stafit, rryma, ngrohja dhe karburantet.
Mungesa e projekteve në periudhën e fundit ka çuar në mungesë fondesh dhe, rrjedhimisht, në pezullimin e shërbimeve. 

“Kur nuk kemi projekte, nuk na financon askush”, thotë Maliqi. 

Ai tregon se Handikosi ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që ta marrë nën menaxhim Qendrën e Resurseve, pasi gjendet në territorin e saj, por deri më tash pa ndonjë rezultat. 

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Komuna e Prishtinës nuk iu përgjigj pyetjes se cilat janë mundësitë që ta marrë nën ombrellën e vet këtë qendër, por tha se “mbështetja për Handikosin do të vazhdojë edhe në vitet në vijim përmes thirrjeve të hapura për subvencionim”. 

“Kryeqyteti Prishtina në vazhdimësi ka ofruar mbështetje për këtë shoqatë. Në vitin 2022, kryeqyteti ka ofruar mbështetje në vlerë prej rreth 25 mijë eurosh, kurse në vitin 2023 shoqata ka pranuar 15 mijë euro përmes subvencioneve”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës dërguar Radios Evropa e Lirë. 

Për t’i dalë sadopak në ndihmë, Ministria e Drejtësisë e Kosovës i ndau Qendrës së Resurseve Handikos 6.750 euro pjesën e dytë të muajit janar. 

Me këto mjete, Maliqi thotë se qendra pritet t’i rikthejë vetëm 10 për qind të shërbimeve nga java e ardhshme. 

Njëkohësisht, ai tregon se është duke u punuar edhe në një projekt që do t’i siguronte rreth 30.000 euro nga kjo ministri. 

Projekti, sipas tij, duhet të përfundojë deri në prill, por “nuk i mbulon as shpenzimet, as periudhën kohore”. 

Objekti i Qendrës së Resurseve, Handikos. 

Sipas një llogaritjeje që ka bërë vetë qendra, asaj i duhen 263 mijë euro në vit për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet. 

Vitin e kaluar, shërbimet sociale në Kosovë kanë kaluar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve te Ministria e Drejtësisë. 

Kjo e fundit nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për komente në këtë temë. 

Një dhomë tjetër ku personat me aftësi të kufizuara marrin shërbime. 

Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Kosovë jetojnë më shumë se 150 mijë persona me aftësi të kufizuara. 

Në organizatën joqeveritare Handikos janë të anëtarësuar 18.000 persona me aftësi të kufizuara fizike të moshave, gjinive dhe etnive të ndryshme. 

Handikosi ka 14 qendra rehabilitimi në Kosovë dhe të gjitha varen nga projektet që i financojnë qoftë institucionet lokale, ato qendrore apo ndërkombëtare. 

Artikulli paraprakKatër fëmijë kanë vdekur nga kolla e mirë në Institutin e Nënës dhe Fëmijës në Serbi
Artikulli i rradhës Katër të mitur konsumojnë alkool dhe dehen në një lokal në Brezovicë, dërgohen me urgjencë në spital

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.