Më shumë se 25 milionë persona në Britani kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti covid.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) në Britani, duke shtuar se gjysma e të rriturve në gjithë vendin kanë marrë dozën e parë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Shifrat e paraqitura tregojnë se shërbimet shëndetësore në Britani kanë vaksinuar gjithsej 25,273,226 persona mes 8 dhjetorit dhe 16 marsit, me doza të para të vaksinës nga Pfier dhe Oxford/AstraZeneca, ndërsa 1,759,445 kanë marrë dozën e dytë”, tha DHSC.
Nga të dhënat bëhet e ditur se pothujase 26.5 milionë persona janë vaksinuar tashmë.
Krymenistri britanez, Boris Johnson, tha të mërkurën se të dhënat e fundit shënojnë një “arritje të pabesueshme” për fushatën e vaksinimit në vend, duke përshkuar si një moment historik.”/GazetaShneta/