Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179.
Numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 29,605, kanë njoftuar të dielën, Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM, raporton CNN përcjell Gazeta Shneta.
Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574. Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës.
Numri i vdekjeve siriane përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA. /Gazeta Shneta/




