Qeveria e Kosovës ka marr vendim sot që të paguajë 581 specializantë përmes subvencioneve nga 1 janari deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Në këto subvencione do të përfshihen edhe 10 specializantë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkruan Gazeta Shneta.
Kështu ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili ka thënë se përveç specializantëve nga Lugina e Preshevës tani do të paguhen edhe ata nga këto tri vende.
Kjo është hera e parë që specializantët nga shtetet e rajonit do të paguhen nga Qeveria e Kosovës. /Gazeta Shneta/