Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mehaj: SHSKUK stabilizon furnizimin me tretje fiziologjike pas mungesave – 75 mijë arrijnë për spitalet rajonale dhe klinika

Lajme 28/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dardane Mehaj, shefe e sektorit për furnizim me barna dhe material medicinal në QKUK-SHSKUK, ka njoftuar se dje Barnatorja Qendrore është furnizuar me një sasi shtesë prej 75 mijë copë tretje fiziologjike.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Mehaj theksoi se gjatë muajit janar 2025, janë siguruar mbi 54,000 copë tretje fiziologjike, dhe në shkurt është shtuar një sasi prej 16,000 copësh.

“Këto ditë ka qenë aktuale mungesa e tretjeve fiziologjike në Barnatoret Qendrore. Barnatorja Qendrore e QKUK-së është përgjegjëse për furnizimin e spitaleve edhe klinikave tona. Përgjegjësia e furnizimit ne e kemi për Qendrën Klinike Universitare që janë gjithsej 36 Klinika edhe shtate spitale rajonale. Pastaj kemi edhe qendrat e shëndetit mendor se nganjëherë ngatërrohet cila është përgjegjësia e furnizimit të Barnatores Qendrore QKUK-SHSKUK”, ka thënë ajo.

Mehaj ka shtuar se që nga janari 2025, janë siguruar mbi 54,000 copë, ndërsa në shkurt janë shtuar 16,000 copë të tjera, duke mundësuar shpërndarjen e racionuar në klinikat dhe spitalet rajonale.

“Është raportuar se kemi pasur mungesë në furnizim dhe ngecje. Mirëpo, keqplanifikime dhe të tjera kjo ka qenë e ndishme edhe për publikun edhe për pacientet edhe për masën, por ka qenë dezinformatë. Nuk them që kemi probleme me furnizim se gjithmonë kemi probleme duke filluar nga më të ndryshmet, qoftë si atyre që varen ose nuk varen nga ne. Kemi pasur furnizim të qëndrueshëm. Janari i viti 2025 neve na ka gjetur me një sasi të konsiderueshëm të tretjeve fiziologjike diku mbi 54 mijë copa dhe gjatë shkurtit jemi furnizuar edhe me një sasi shtesë mbi 16 mijë copë të cilat i kemi shpërndarë në menyrë racionale”, theksoi ajo.

Sipas saj, situata është stabilizuar dhe sasia e re pritet të mbulojë nevojat e klinikave dhe spitaleve rajonale.

“Ka qenë mungesë edhe në tregun privat, ka qenë mungesë edhe në qendrat të tjera edhe rajoni është përballur me problem të ndryshëm. Fatmirësisht ne dje jemi furnizuar edhe me sasi shtesë janë diku mbi 75 mijë copa tretje fiziologjike të cilat janë për kosumin e klinikave dhe në spitalet tona rajonale. Jemi munduar që të racionalizojmë këtë produkt përderisa ka qenë mungesë edhe në tregun privat, mirëpo furnizime kemi pasur, gjithmonë ekziston edhe shkëputja e zingjirit furnizues. Shpresoj që edhe me furnizimi që erdh ditën e djeshme, po e theksoi janë diku mbi 75 mijë copa besoj që do të kemi një stabilizim të qëndrueshëm”, theksoi ajo.

Artikulli paraprakNdërron jetë Alban Bujari, fotoreporteri që solli kujtimet e luftës përmes fotografive
Artikulli i rradhës Zbulohet beteja sekrete shëndetësore që thuhet se ishte shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.