Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Menaxhmenti i SHSKUK-së zotohet për investime në Spitalin e Gjilanit

Lajme 07/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menaxhmenti i SHSKUK-së ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ku kanë premtuar përkrahje me investime në projekte të ndryshme.

Kryesuesja e Bordit Dr. Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i përgjithshëm dr. Valbon Krasniqi, kanë folur për furnizimin e këtij spitali me rezervuarin e oksigjenit si dhe planet për shtrirjen e rrjetit në të gjithë spitalin.

Ata kanë falënderuar stafin e këtij spitali për punën dhe angazhimin e tyre gjatë pandemisë.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj- Gashi, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizituan Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, gjersa u pritën nga ushtruesi i detyrës së drejtorit, Arsim Emini, me të cilin diskutuan për sfidat dhe kërkesat e stafit shëndetësor, në funksion të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore.

Fillimisht, drejtori Valbon Krasniqi falënderoi stafin shëndetësor dhe teknik për punën gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Drejtori i SHSKUK-së foli edhe për me furnizimin me oksigjen, si dhe shtrirjen e rrjetit të munguar të oksigjenit edhe nëpër repartet tjera të spitaleve të përgjithshme, një projekt që pritet të fillojë së implementuari shumë shpejt, edhe pse me vendosjen e rezervuarve të oksigjenit, është krijuar stabiliteti i nevojshëm për furnizim të qëndrueshëm.

Ai, më tutje, theksoi edhe nevojën e krijimit të një rrjeti të depove të barnave në nivel të SHSKUK-së në të ardhmen e afërt, derisa vlerësoi se modernizimi i infrastrukturës është prioritet i SHSKUK-së, kurse nevojë imediate për spitalet e përgjithshme.

Ndërkaq, kryesuesja e bordit të SHSKUK-së, Agreta Gashi- Gecaj, e cila bashkë me drejtorin Krasniqi dhe anëtarët tjerë të bordit vizituan repartet e spitalit, falënderoi secilin punëtor shëndetësor për punën e palodhshme, angazhimin deri në vetëmohim, sidomos gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.

Gecaj- Gashi u zotua se do të angazhohen pa kursim për implementimin e projekteve infrastrukturore të hartuara për Spitalin e Gjilanit, në mënyrë që gjendja aktuale të ndryshojë, stafi shëndetësor të ketë kushte më të dinjitetshme për punë, ndërsa pacienti të marrë trajtim mjekësor më cilësor.

Në anën tjetër, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, falënderoi menaxhmentin e SHSKUK-së për përkrahjen, në veçanti për vendimin rreth rezervuarit të oksigjenit, i cili i ka dhënë fund problemeve me furnizim atje.

Drejtori Krasniqi dhe anëtarët e Bordit të SHSKUK-së do të vazhdojnë turin e vizitave në spitalet tjera javën e ardhshme.

Artikulli paraprakPfizer/BioNTech dorëzon të dhëna për vaksinat pediatrike në FDA: Çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Studim: Rezultatet që nxorën në pah stresin e punonjësve të kujdesit shëndetësor gjatë pandemisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.