Anna Paola Cavalieri me Ph.D në Gjinekologji e ka konsideruar menopauzën si Hirushen e Gjinekologjisë. Siç mund të merret me mend, ajo e lidh këtë me nënvlerësimin që i bëhet kësaj gjendjeje që prek çdo grua në një fazë të caktuar të jetës.
Cavalieri shpjegon më tej se Mjekësisë në përgjithësi i intereson vetëm faza pjellore e gruas duke qenë se e shikon si një objekt riprodhimi. Pra, çdo situatë që lidhet me fazën riprodhuese dhe probleme të shëndetit riprodhuese.
Sipas Cavalierit, nëse menopauza do të ishte një gjendje që prekte burrat, do të ishte studiuar padyshim më shumë.
Madje shumë gra, për shkak se menopauza nënkupton fundin e pjellorisë, nuk ia tregojnë as partnerit përballjen me këtë fazë. /TiranaPost