Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mikrobiologjia, linja e parë e mbrojtjes kundër sëmundjeve infektive në Kosovë – Intervistë me Dr. Donjeta Pllana – Hajdari

Lajme 05/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr.Donjeta Pllana - Hajdari, mikrobiologe Foto: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mikrobiologjia luan një rol kyç në mbrojtjen e shëndetit publik përmes diagnostikimit të saktë dhe në kohë të sëmundjeve infektive, thekson Dr. Donjeta Pllana-Hajdari, ushtruese e detyrës së udhëheqëses së Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK.

Ajo thekson se parandalimi, izolimi dhe kontrolli i patogjenëve përmes analizave laboratorike janë thelbësore për ndërprerjen e përhapjes së infeksioneve, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas saj, vetëm përmes laboratorit mund të bëhet dallimi i saktë mes sëmundjeve që kanë simptoma të ngjashme.

“Vetëm simptomat nuk mjaftojnë për të përcaktuar diagnozën dhe për të dhënë terapinë”, thekson ajo.

Dr. Pllana-Hajdari shton se një pjesë e madhe e analizave laboratorike në këtë departament lidhen me infeksionet e rrugëve respiratore, ato urogjenitale, si dhe me skriningje për shtatzëni dhe testime serologjike për hepatit.

“Më së shumti bëhen analiza nga komuniteti për infeksionet e rrugëve respiratore të sipërme dhe të rrugëve urogjenitale. Pastaj bëhen edhe teste si skrining për planifikim të shtatzënisë ose teste serologjike për hepatit. Numri më i madh i analizave i takon këtyre,” u shpreh Dr. Pllana-Hajdari. /Gazeta Shneta/

Për këto dhe të tjera, ndiqni videon më poshtë:

Artikulli paraprakAUV ndalon importin e deleve e dhive nga Qarku i Shkodrës dhe Kukësit
Artikulli i rradhës Dy raste dëmtimi të përhershëm të retinës pas eklipsit diellor të vitit 2024 në Quebec

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.