Ministri i Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike në fytyrë.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të afërta me Bytyqin, se ai ka bërë një ndërhyrje estetike duke përmirësuar formën e hundës.
Vet ministri e ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka refuzuar të përgjigjet në thirrjet e Gazetës, ndërsa nëpërmjet një mesazhi ka deklaruar se ky informacion është i gabuar. “Jo i nderuar jeni të informuar gabimisht”, ka qenë përgjigja e Bytyqit.
Ministri Bytyqi nuk ka qenë aktiv me fotografi në Facebook nga data 28 prill deri më 5 maj. Gazeta ka mësuar se brenda kësaj periudhe ai ka kryer ndërhyrjen në një klinikë jashtë Kosovës.
Në fotografitë e publikuara para datës 28 prill dhe pas datës 5 maj, vërehet ndryshimi në formën e hundës së Bytyqit.
Gjithsesi ai nuk është i vetmi që ka kryer ndërhyrje estetike. Ka qenë më parë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli që kishte bërë ndryshime në fytyrë duke hequr rrudhat. Poashtu është raportuar se edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga ka kryer ndërhyrje kirurgjike estetike në fytyrë. /Gazeta Shneta/
Para dhe pas ndërhyrjes estetike në hundë