Në një komunikatë për Sky News, ministri britanik Nadhim Zahawi, ka bërë të ditur se egzistojnë afërsisht 4 mijë mutacione të Covid-19 në botë.
Zahawi ka treguar tutje punën e palodhshme të studiuesve për gjurmimin e ecurisë së virusit si dhe rreth vaksinave anti covid nga kompanitë si Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, transmeton GazetaShneta.
Mirëpo, në anën tjetër, Ravi Gupta, profesor i Mikrobiologjisë në Universitetin e Kembrixhit hodhi poshtë deklaratat e Zahawi.
Ai tha se ministri nuk po i’u referohet varianteve ashtu siç janë të njohura.
“Përkundrazi, ai i referohet mutacioneve individuale.”
“Shumë mutacione shfaqen dhe zhduken vazhdimisht.Shkencëtarët po përdorin ‘variante’ për të përshkruar viruse me mutacione që transmetojnë në popullatën e përgjithshme dhe nuk janë 4 mijë variante të tilla”.
Shkencëtarët, ende janë të shqetësuar me identifikimin e varianteve të reja të Covid-19 në Britani, Brazil dhe Afrikën e Jugut, pasi ato duken të jenë më transmetueshme./GazetaShneta/