Përmes rrjetit të tij social në Facebook, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, njoftoi se sot u takua me përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së në Kosovë.
Sipas tij, ata diskutuan rreth shtyllave ndrëtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave, shkruan Gazeta Shneta.
Poashtu, u prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej shtyllave dhe u dakorduan për një bashkpunim të afërt dhe të vazhdueshëm.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe ndikimi pozitiv që ka pasur angazhimi i profesionistëve shëndetësor. /GazetaShneta/
Postimi i plotë:
Sot prita në takim përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të OBSH-së, përfaqësuesit e Zyrës së OBSH-së në Kosovë dhe përfaqësuesit e IKSHPK-së, ku diskutuam në detaje rreth 9 shtyllave ndërtuese të Strategjisë së Përgjigjes gjatë Emergjencave.
Përfaqësuesit e Zyrës Rajonale e OBSH-së prezantuan rekomandimet e tyre për secilën prej këtyre shtyllave, dhe u dakorduam që me një bashkpunim të afërt dhe të vazhdueshëm do të angazhohemi që t’i përmbushim këto rekomandime.
Gjatë këtij takimi u theksua edhe rëndësia e ngritjes së kapaciteteve, ku u përmend edhe ndikimi i menjëhershëm pozitiv që ka pasur edhe angazhimi i 200 profesionistëve shëndetësor nga Ministria e Shëndetësisë.