Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri i Shëndetësisë thotë se kanceri shkaktohet nga mëkatet

Lajme 24/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Indianët reaguan shumë ashpër, pasi ministri i Shëndetësisë në shtetit Assam tha se, kanceri është drejtësi hyjnore dhe shkaktohet nga mëkatet e shkuara të personit.

Himanta Biswa Sarma deklaroi se njerëzit mund të sëmuren me kancer, por edhe sëmundje të tjera, për shkak të mëkateve të prindërve të tyre.

Shumë njerëz në Indi thanë se janë trishtuar nga fjalët e ministrit, një papërgjegjshmëri që ka lënduar rëndë pacientët me tumor dhe të afërmit e tyre.

Partitë opozitare në Indi shfrytëzuan rastin për të sulmuar ministrin dhe thanë se ai duhet të kërkojë falje publike, e nëse nuk e bën të shkarkohet.

Sipas opozitës, është e qartë se komentet e gabuara në çdo pikëpamje të ministrit u bënë për të mbuluar dështimin e tij në drejtimin e Shëndetësisë për shtetin indian Assam.

Ministri Sarma tha gjatë fjalimit të tij se, Zoti i bën njerëzit të vuajnë kur mëkatojnë dhe se kanceri apo edhe aksidentet rrugore janë drejtësi hyjnore. I përballur me reagimin publik, ministri, i cili i përket partisë qeverisëse “BJP” të kryeministri Narendra Modi, jo vetëm që nuk kërkoi falje, por e acaroi edhe më shumë publikun, përcjell TCh.

Në një postim në “Twitter”, ministri tha se në fjalim këshilloi njerëzi të punojnë me sinqeritet, pasi karma nuk fal askënd.

Artikulli paraprakKëto shenja të shtatëzanisë përcaktojnë gjininë e foshnjës, që çdo nënë duhet t’i dijë
Artikulli i rradhës Njihuni me këtë zbulim që do t’i mundësonte prindërve një orë më shumë gjumë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.