Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së, zhvilluan një takim në ditën e sotme me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.
Sipas Ismailit, takimi kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë, shkruan Gazeta Shneta.
Ndiqeni postimin e plotë të tij:
“Në Ministri, sot së bashku me zyrtarë të MSH-së dhe SHSKUK-së, pata takim me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.
Ky takim, i mbështetur nga Lux Development, kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.
Në javët dhe në muajt në vijim, do ta konkretizojmë këtë vizion me trajnime adekuate dhe vizita studimore për infermierët e Kosovës.
Investimet në shëndetësi, përveç ndryshimeve në infrastrukturë, do të orientohen edhe në profesionalizimin e personelit tonë.”