Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Latifi: Anesteziologët duhet t’i trajtojmë si profil deficitar

Lajme 29/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është pyetur sot nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, nëse shërbimet shëndetësore do të rrezikohen nga ikja e anesteziologëve nga sektori publik në privat.

Latifi ka deklaruar kjo situatë është pasojë e mungesës së konkursit për specializime nga viti 2016 deri në fund të vitit 2020, gjë që sipas tij Kosova ka humbur dy gjenerata të mundshme të anesteziologëve, shkruan Gazeta Shneta.

“Cështja e anesteziologëve është lënë pas dore për vite të tëra, që nga viti 2016 nuk kemi pas konkurs për specializime. Po të ishte bërë kjo tani do të kishim dy gjenerata të anesteziologëve. Pasojat po i përjetojmë tash. Nga viti 2020 mungojnë 22 anesteziologë”.

“Ne në QKUK janë 34 salla të operacionit të shkapërderdhura gjithandej në QKUK, të personalizuara për shërbime të caktuara dhe jo salla që mund të përdoren për të gjitha disiplinat. Nuk është krijuar vetëm një bllok me salla. Ne nuk kemi një menaxhim të strukturuar për salla të operacionit. Këta anesteziologë mbulojnë 40 njësi klinike”, ka thënë Latifi.

Ai ka shtuar se anesteziologët do të trajtohen me prioritet dhe si profil deficitar.

“Është e qartë se duhet t’i trajtojmë anesteziologët si prioritet dhe profesionist deficitar sikurse ata të IT-së dhe duhet të jemi kreativ në solucione për t’i kthyer edhe ata që nuk punojnë në sektorin publik”, ka deklaruar Latifi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInstrumentarët kërkojnë të jenë kategori e veçantë në Ligjin e Pagave
Artikulli i rradhës 6 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.