Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është liruar për në shtëpi pas ndërhjyrjes kirurgjike për të hequr apendiksin apo zorrën qorre.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe së shpejti pritet t’i kthehet aktiviteteve të tij në ministri.
Ai ka falënderuar personelin shëndetësorë të Klinikës Kirurgjike Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv për kujdesin e treguar gjatë trajnimit të tij nga dita e premte, kur edhe është pranunar në QKUK.
“Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndonëse të premtën ka qenë mjek kujdestar dr. Lulzim Salihu së bashku me ekipën e tij, kirurgu Enver Fekaj është ftuar për ta kryer operacionin. Fekaj ndryshe është njëri nga kandidatët për drejtor të klinikës së Kirurgjisë.
Fekaj nuk ka treguar se nga kush është ftuar, por ka lënë të kuptohet se është ftuar nga vet ministri pasi ka deklaruar “Është mirë të bisedoni me ministrin”./Gazeta Shneta/