Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Rrahmani kishte dyfishuar stafin e kabinetit të tij në kundërshtim me ligjin

Lajme 07/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, po e lë këtë pozitë me shumë parregullsi në menaxhimin e buxhetit dhe shkelje ligjore.

Sipas Ligjit të Buxhetit, Rrahmani kishte të drejtë të punësonte 10 zyrtarë në kabinetin e tij, por si duket kjo nuk i mjaftonte, shkruan Gazeta Shneta.

Ai kishte dyfishuar numrin e stafit, duke shkelur kështu Ligjin pas rishikimit të tij.

“Sipas ligjit të rishikuar të buxhetit numri i paraparë i të punësuarve në kabinetin e Ministrit ishte dhjetë (10). MSh ka tejkaluar dukshëm, përkatësisht ka dyfishuar numrin e stafit të punësuar në kabinet, në 20 vetë”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Audimit për vitin 2016.

ZKA-ja në këtë raport konsideron se tejkalimi i numrit të stafit paraqet planifikim joefikas të nevojave dhe ndikon në shpenzimin joracional të buxhetit.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka vazhduar të angazhojë staf me kontrata për shërbime të veçanta, të cilët punësohen pa konkurs dhe paguhen në mënyrë jo të rregullt.

“MSh vazhdon të angazhojë staf me kontrata për shërbime të veçanta, të cilët angazhohen pa procedura të rregullta të rekrutimit. Duke ju referuar të dhënave në PFV për vitin 2016, MSh ka raportuar gjithsej 28 raste me kontrata të tilla prej të cilëve 12 i takojnë AKPPM-së. Ata paguhen nga mallrat dhe bshërbimet dhe kohëzgjatja e tyre kishte tejkaluar afatet e lejuara me ligj”, thuhet tutje në raport.

ZKA ka gjetur se në MSH janë të punësuar pesë zyrtarë si Ushtrues Detyre më gjatë se tre muaj, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për Shërbimin Civil. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakThellohet tragjedia e Velipojës: Pas babait, ndërron jetë edhe djali i tij
Artikulli i rradhës Stomatologët e diplomuar në UBT, do ta rikthejnë besimin e pacientëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.