Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë një njoftim lidhur me përmirësimin e kushteve shëndetësore për qytetarët.
Sipas ministrit, Ministria e Shëndetësisë ka mbështetur transformimin e 15 ambulancave specialistike në një shërbim të avancuar shëndetësor në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë.
Ministri Vitia bëri të ditur se punët transformuese nuk do të ndalen këtu dhe se shumë iniciativa të tjera do të vazhdojnë për të avancuar sistemin shëndetësor në vend./GazetaShneta/



