Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka marr pjesë sot në mbledhjen e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Vitia ishte i ftuar nderi në këtë mbledhjen e pestë të Kuvendit të OMK-së, ku ka shprehur gatishmërinë e MSH-së që të bashkëpunoj me organizatën e mjekëve, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit nga OMK, Vitia i ka ftuar mjekët që të jenë sa më aktiv në proceset e përbashkëta në mes të MSH-së dhe OMK-së.
Në anën tjetër kryetari i OMK-së Pleurat Sejdiu ka deklaruar se është hera e parë që Ministria e Shëndetësisë na e hap dyert në këtë formë dhe se bashkëpunimi është më se i nevojshëm për mbarëvajtjen e punës mes dy institucioneve për shëndetësinë në Republikën e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Mbahet Mbledhja e V e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës, legjislatura e III-të.
Hapjen e mbledhjes së V të Kuvendit e bëri kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu ku edhe falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre.
Ministri i shëndetësisë, Dr. Arben Vitia si i ftuar i nderit në një fjalim rasti bëri një përmbledhje të angazhimit për punë të OMK-së, ku përmendi angazhimin e EVP-së, organizimin e Kongresve, publikimin e Revista Mjeku etj. Ai shpjegoi se janë miratuar 8 strategji që ndihmojnë balancimin e shërbimeve ekzistuese shëndetësore si dhe njoftoi se investimet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdojnë tutje duke përfshirë strategjitë sektoriale të Shëndetësisë 2022-2032, në të cilat është e përfshirë edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.
Dr. Vitia falënderoi për ftesën dhe tha se prania e tij këtu sot shprehë gatishmërinë e plotë nga Ministria e Shëndetësisë për bashkëpunim andaj me këtë rast ftoi anëtarët e Kuvendit të OMK-së që të jenë sa më aktiv në këto procese.
Dr. Pleurat Sejdiu tha se është hera e parë që Ministria e Shëndetësisë na e hap dyert në këtë formë dhe se bashkëpunimi është më se i nevojshëm për mbarëvajtjen e punës mes dy institucioneve për shëndetësinë në Republikën e Kosovës.
Në këtë mbledhje u miratuan rendi i ditës, procesverbali për mbledhjen e kaluar, raporti i punës për vitin 2022, draft rregullorja për Komisionin e Vazhdueshëm Profesional etj.
Tutje Dr. Pleurat Sejdiu shpalosi para anëtarëve të OMK-së, Raportin e Punës për vitin 2022, ku edhe raportoi se 455 mjekë të rinjë janë anëtarësuar, poashtu ai shpjegoi se disa nga sfidat e OMK—së për vitin 2022 ishin ndarja e parcellës për ndërtesën e OPSH-ve, zbatimi i ligjit për shëndetësi dhe ligjit për OPSH-të etj. Ndërsa plani i veprimit për vitin 2023 nga OMK përfshinë Organizimin e Kongresit të V multidisiplinar, organizimin e ceremonisë së 10 vjetori të formimit të OMK-së etj.
Mbledhjen e Kuvendit të V e përmbylli kryetari i Odës, Dr. Plurat Sejdiu ku edhe informoi se mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet pas 6 mujorit të parë të këtij viti.