Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri Vitia për vdekjen e kirurgut Tanaj: Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme

Lajme 12/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë një postim prekës për vdekjen e kirurgut Halil Tanaj. 

Ai e përshkruan doktorin e ndjerë si profesionist, humanist dhe kirurg i shquar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. 

“Nuk mund të përshkruhet hidhërimi për këtë humbje të madhe e të parakohshme.  Dr. Halil Tanaj, ishte mbi të gjitha njeriu i urtë e punëtori që e manifeston profesionalizmin për të mbërritur më të mirën. Me punën e tij mjekoi pa rreshtur mijëra pacientë.  Mjeku që do të mbetët në kujtimet e pacientëve të tij, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve me plot mirësi. Shembulli i punës së tij u bëftë udhëzues për kolegët e rinj”, ka shkruar Vitia. 

Ministri ka shprehur ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve e miqve të shumtë për këtë humbje të madhe! 

Edhe SHSKUK ka dal me telegram ngushëllimi për vdekjen tragjike të kirurgut Halil Tanaj. 

Ata kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut të njohur. 

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e mjekut  të përkushtuar, e të shquar, Dr. Halil Tanaj. ShSKUK, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët me rastin e vdekjes së Dr. Tanaj. Dr. Halili ishte profesionist i  shquar, njeri human dhe e përkushtuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore. Ai deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve, ndaj të cilëve ishte shumë i përkushtuar.   Familja humbi njeriun më të  dashur, kurse  ShSKUK një profesionist me  vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale. Dr. Halili, do të mbetet çdoherë në mendjet tona, si njeri dhe profesionist i përkushtuar, shembull që do të shërbejë për gjenerata të tëra, edhe pse fizikisht u nda nga ne!”, thuhet në njoftim. 

Halil Tanaj, kirurg i njohur abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë këtë të diel. 

Këtë e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirugji, Enver Fekaj, përmes një shkrimi në Facebook. 

 

Artikulli paraprakDekanja e fakultetit të Mjekësisë pret në takim Ibadete Bytyçin hulumtuese në fushën e kardiologjisë
Artikulli i rradhës Studim: Mosfunksionimi i qelizave imune mund të shkaktojë diabetin e tipit 2 në obezitet

Ju sugjerojmë

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.