Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar sot punëtorët e higjienës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe ka premtuar rritje të pagës për ta.
Gjatë vizitës ministri Vitia u tregoi se rrogat e tyre janë rritur për 30%, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e bëri të ditur vetë ministri Vitia përmes një postimi në Facebook.
“U takuam sot me punëtorët e higjienës në QKUK. Për shumë vite kemi dëgjuar prej tyre nevojat e vështirësitë. Por sot pata mundësinë që t’i njoftoja se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, rritëm buxhetin në mënyrë që dhe pagat e tyre të rriten. Rritja është mbi 30% e pagës aktuale”, ka shkruar ministri Vitia.
Ai tha se pagat duhet të jenë të dinjitetshme aq më shumë për ata që kryejnë shërbime kaq të vyeshme për shëndetin publik.
Postimi i plotë:




