Vdekja e dyshimtë e katër pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive ka mobilizuar qeverinë e Kosovës.
Kryeministri i cili ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, në zyrën e tij, paraprakisht po zhvillon takim me ministrin Zemaj, infektogolun Krasniqi dhe drejtoreshën e Infektivës.
Vdekja e katër pacienteve me Covid 19 sot në mëngjes po dyshohet se ka ardhur si shkak i defekteve në aparaturat përmes së cilave pacientët marrin oksigjen.
Në oborrin e QKUK’së, sot që nga mëngjesi kanë qenë prezentë edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kishin rrethuar hapësirat e Klinikës Infektive ku janë të shtrirë pacientët. /Reporteri.net