Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Financave lë QMF-të me staf të vjetër, nuk punësohen të rinj

Lajme 13/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendrat e mjekësisë familjare në vend po vazhdojnë me vite të ballafaqohen me mungesë të personelit mjekësor. Edhe pse disa nga mjekët familjarë kanë filluar të dalin në pension, këto qendra vazhdojnë të mos punësojnë staf të ri.

Që nga paslufta disa qendra të mjekësisë familjare në Kosovë vazhdojnë të kenë numrin e njëjtë të personelit mjekësor, ndonëse ka pasur vazhdimisht kërkesa për rekrutimin e stafit të ri për shkak të numrit të madh të pacientëve, shkruan gazeta “Zëri”

Sami Uka, kryeshef në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka thënë për “Zërin” se mungesa e stafit mjekësor ka filluar të ndihet edhe për shkak të pensionimit të një numri të caktuar të profesionistëve shëndetësorë. Ai ka thënë se nevoja për rekrutimin e një numri të ri profesionistësh në këtë qendër është vërtet e ngutshme. “Stafi i tashëm mjekësor i angazhuar në Kujdesin Parësor Shëndetësor (KPSH) të Prishtinës nuk është i mjaftueshëm.

Paradoksi qëndron në faktin se nevoja për staf mjekësor është llogaritur dhe vazhdon të llogaritet nga Ministria e Financave vetëm duke u bazuar në numrin e banorëve rezidentë të Komunës së Prishtinës. Ky numër është larg numrit real të qytetarëve që marrin shërbime të kujdesit shëndetësor në Prishtinë”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakHoroskopi, 13 gusht 2019
Artikulli i rradhës Lejleku ‘sjell’ 21 bebe në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.