Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, bën thirrje ndaj mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve të licencuar e të papunë.
Ministria, në njoftimin e fundit, ka bërë thirrje që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike, mjekët e përgjitshëm dhe specialistët të lëmive të ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë të papunë, transmeton Gazeta Shneta.
Të dhënat kryesore që duhet të merrën parasysh si bazë referimi janë e-mail adresat nga MSH: [email protected] si dhe në dy e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected].
Ndërsa, të dhënat që kërkohen nga kandidatët janë:
– Emri dhe Mbiemri
– Data e lindjes, vendlindja
– Vendbanimi
– Thirrja profesionale
– Numri i licencës
– Viti i përfundimit të studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët). /Gazeta Shneta/