Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe përfaqësuesi i Shoqatës “Grupi mbështetës për Fibrozë Cistike në Kosovë”, Atdhe Rama kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për bashkë-organizimin e Konferencës së 12-të të Fibrozëz Cistike për Europën Juglindore.
Fibroza cistike është një sëmundje e trashëguar e cila i prek mushkëritë dhe sistemin tretës.
Personat e prekur nga kjo sëmundje, shfaqin probleme me frymëmarrjen, infeksione të shpeshta në mushkëri dhe vështirësi në tretjen e ushqimit.
Me qëllim të rritjes së cilësisë dhe sigurisë për shërbimet mjekësore në të mirë të pacientëve me fibrozë cistike, Ministria e Shëndetësisë zotohet për mbështetje në organizimin e konferencës ndërkombëtare, duke marrë përsipër një pjesë të shpenzimeve në vlerë prej 30.000.00 euro.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është bashkë-organizimi i Konferencës, si dhe përcaktimi i obligimeve të përbashkëta për financimin dhe organizimin e konferencës, e cila do të mbahet nga data 3 deri më 5 prill 2025.




