Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë ka blerë barna me çmime deri 2 mijë për qind më të larta

Lajme 25/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata “Demokraci Plus” ka organizuar gjatë ditës së sotme një tryezë ku është diskutuar për Draftin e Udhëzimit Administrativ për Përcaktimin e Çmimeve të Barnave dhe Pajisjeve Medicinale.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar se institucionet publike për një kohë të gjatë kanë blerë barna me çmime më të larta sesa ato të tregut. Ai tha se ka tendencë që një gjë e tillë të vazhdojë edhe më tutje duke krijuar mundësi për abuzim nga zyrtarët apo operatorët ekonomik.

“Ky edhe ka qenë qëllimi që e kemi nisur këtë proceset që të parandalojmë abuzimin e parasë publike, duke ditur në anën tjetër që buxheti i ministrisë është i limituar. Në diskutimet tona të brendshme kemi kërkuar asistencë nga OBSh, me të cilën kemi filluar një diagonistimi të situatës pastaj të shkojmë te zgjidhjet”.

Isuf Zejna, menaxheri i Programit në D+, tha se në këtë proces janë të rëndësishme baza ligjore, margjinat e fitimit të barnave që do të rimbursohen.

“Ajo qe na ka shty të organizojmë këtë takim, ka qenë fakti që kemi për here të pare një bazë të tillë ligjore. Disa prej çështjeve që janë të rëndësishme, është se sa kemi bazë ligjore për një udhëzim të tillë. Çështje të tjera janë edhe margjinat e fitimit te barnave që do të rimbursohen. Në Shqipëri kemi vërejte se margjinat variojnë 8 deri 24 për qind. Është me rëndësi që këto çmime të përcaktohen në mënyrë transparente, dhe komisioni është mire të ketë përfaqësues te organizatave, të cilët do të ishin si vëzhgues. E rëndësisë është edhe çështja e ankesave”.

Saranda Ramaj nga Instituti Columbus, dhe gazetare në gazetën Koha Ditore, tha se kanë realizuar një hulumtim  të kontratave të ministrisë së shëndetësisë dhe sipas saj 200 produkte janë blerë me çmime abuzive.

“Ne kemi përfunduar një hulumtim për kontratat e ministrisë së Shëndetësisë dhe ka dalë që rreth 200 produkte janë blerë me çmime abuzive. Rritja e çmimeve ka ndodhur nga 100 deri në 2 mijë për qind”, ka deklaruar Ramaj.

Në diskutim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të komisionit parlamentar për shëndetësi. /ekonomiaonline

Artikulli paraprakSimptomat e shtatzanise me binjake
Artikulli i rradhës Studimet e reja: Paracetamoli gjatë shtatzënisë po e rrezikon fëmijën nga kjo sëmundje

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.