Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për dy pozita Infermieri në Njësinë Shëndetësore Bashkëpunuese (NjShB) në Gjilan.
Kandidatët mund të aplikojnë për një pozitë me afat të pacaktuar dhe një pozitë me kohë të caktuar, deri më 22 shkurt 2024.
Orari i punës është 40 orë në javë.
Për kualifikim, kandidatët duhet të kenë diplomë Bachelor në Infermieri, licencë valide të punës, dhe aftësi profesionale dhe komunikuese.
Aplikacionet mund të dorëzohen në zyrën nr. 23 te Ministria e Shëndetësisë, me dokumentacionin e nevojshëm.
Aplikacionet pas datës së mbylljes dhe ato të pakompletuara nuk pranohen./GazetaShneta/




