Para tre muajve Ministria e Shëndetësisë shpalli konkurs për 220 mjekë specialist.
Konkursi erdhi pas disa protestave dhe presionit nga mjekët për t’u punësuar në institucionet publike.
Por pasi u punësuan dhe morën kontrata të rregullta, ata nuk janë duke u paguar për punën e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Njëri prej të pranuarve në këtë konkurs, Dr. Valon Bytyqi, thotë se tashmë kanë hyrë në muajin e tretë që nuk kanë marr rroga.
“Është e vërtetë që ne nuk kemi marr rroga që 3 muaj. Arsyen nuk e dimë për shkak se nuk kemi pas kontakte kohët e fundit me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai ka shtuar se mungesa e rrogës iu ka shkaktuar shumë vështirësi specialistëve pasi shumë prej tyre udhëtojnë dhe kanë shpenzime, të cilat nuk mund t’i mbulojnë pa rroga.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësië, Faik Hoti, fajin e hedh tek Ministria e Administratës Publike dhe te ajo e Financave.
“Ministria i ka përcjellë para disa kohësh listat në MAP dhe MEF që specialistët të futen në sistemin e pagesave pay-roll. Tash pagesat procedohet më tej prej tyre”, është përgjigjur Hoti në një mesazh telefonik. /Gazeta Shneta/