Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë me parregullësi në menaxhimin e specializantëve

Lajme 05/06/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur parregullsi në Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), lidhur me menaxhimin e specializantëve.

Në një raport të auditimit për vitin 2022, bëhet e ditur se janë evidentuar tri raste ku janë shkelur rregullat e parapara sipas ligjit, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas raportit një shkelje ka ndodhur kur tri specializante kanë shkuar në pushim të lehonisë pa vendim nga MSH-ja dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur të përfitojnë të drejtën e pushimit me pagesë edhe për tre muaj tjerë nga Qeveria.

Tri raste të specializanteve të rregullta kishin shkuar në pushim të lehonisë pa vendim nga MSH-ja. Në mungesë të vendimit të pushimit të lehonisë, specializantet nuk kanë mundur t’i dorëzojnë dokumentet për të përfituar të drejtën e pushimit me pagesë edhe për tre (3) muajt tjerë nga Qeveria,- shkruhet në raport.

Kjo ministri kishte paguar një specializante tre muaj më shumë se 70% të pagës bazë, duke mos i aplikuar ndalesën e pushimit të lehonisë.

Një specializante ishte paguar nëntë muaj nga MSH-ja (tre muaj më shumë) me 70% të pagës bazë, duke mos i aplikuar ndalesën e pushimit të lehonisë, ndalesën e shujtës dhe shtesës për Covid 19. Po ashtu, edhe në dy raste tjera shujta dhe shtesa për Covid 19 nuk i ishte ndalur specializanteve që ishin në pushim të lehonisë, – thuhet në raport.

Ministria e Shëndetësisë me datë 09.03.2022 kishte nxjerrë vendim për pagesën e dy kujdestarive obligative në muaj për specializantët dhe që pagesa duhet të aplikohet në mënyrë retroaktive nga muaji janar 2022.

“Ne kemi vërejtur që në katër raste janë paguar më shumë se dy kujdestari për disa muaj. Në listat e pranuara nga SHSKUK kishte pagesa deri në katër kujdestari. Vlera e gabimit ishte 5,855€. Menaxhimi i dobët ishte rezultat i mungesës së kontrolleve për specializantët nga ana e zyrtarëve përgjegjës të Ministrisë”, shkruhet në raport.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit si pasojë e këtyre parregullësive dëmtohet buxheti i Ministrisë.

Mos nxjerrja e vendimeve të pushimeve të lehonisë, pamundëson kompensimin e specializanteve për tre muaj nga qeveria. Në anën tjetër kompensimi jo i duhur i pushimit të lehonisë, kujdestarive si dhe dhënia e shtesave gjatë pushimit të lehonisë ndikon në dëmtimin e buxhetit të Ministrisë,- bëhet e ditur në raport. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGruaja shtatzënë humb foshnjën, denoncon Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor
Artikulli i rradhës Ilaçi për kancerin e gjirit ul rrezikun e rikthimit me 25%

Ju sugjerojmë

Vitia: Ligji i Pagave s’i ka adresuar më së miri problemet e punëtorëve sidomos pjesën e infermierëve

28/09/2023 Lajme

Mjekët në BE: Cilat vende kanë më shumë mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor?

28/09/2023 Lajme

COVID: A duhet të kemi frikë nga një valë e re dimërore e infeksioneve dhe shtrimeve në spital?

28/09/2023 Lajme

Sot shënohet Dita Botërore kundër Tërbimit

28/09/2023 Lajme

Imunizohen mbi 95% e fëmijëve të Prishtinës, atyre do t’u shtohen edhe tri vaksina

28/09/2023 Lajme

Parashikimi i motit për sot

28/09/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.