Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 700 të vrarë brenda një dite

Lajme 24/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi 700 persona ditën e kaluar, tha më 24 tetor Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Kjo shifër paraqet një rritje të madhe të vdekjeve pas shpeshtimit të sulmeve izraelite në këtë territor.

Izraeli ka bombarduar pareshtur Gazën që kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet jugore izraelite më 7 tetor.

Që nga shpërthimi i luftës, numri i të vrarëve ka arritur në 5.791 në Gazë, përfshirë 2.360 fëmijë tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qidra. Të paktën 16.297 të tjerë janë plagosur, tha ai.

Ai tha se kanë pranuar 1.550 raportime për njerëz të zhdukur, përfshirë 870 fëmijë, duke sugjeruar se të zhdukurit mund të jenë ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 12 spitale nga 35 gjithsej në Gazë nuk janë funksionale që nga e hëna. Kjo organizatë tha po ashtu se 46 nga 72 ndërtesat e kujdesit shëndetësor në Gazë, apo 64 për qind, nuk janë duke operuar, shumica në Qytetin e Gazës dhe në veri të Gazës.

Al-Qidra tha se ndërtesat shëndetësore kanë dalë jashtë funksionit për shkak të sulmeve apo për shkak të mungesës së karburanteve. “Ministria e Shëndetësisë njofton për kolapsimin e plotë të spitaleve në Rripin e Gazës”, tha ai.

Al-Qidra i bëri thirrje Qeverisë së Egjiptit që të hapë pikëkalimin kufitar Rafah, në mënyrë që furnizimet shëndetësore të arrijnë në Gazë dhe të lejojë që në Egjipt të trajtohen të plagosurit.

Egjipit ka thënë se nuk e ka mbyllur pikëkalimin, por sulmet ajrore izraelite dhe ato të palës palestineze kanë detyruar që ai të mbyllet.

Artikulli paraprakShtime, 47-vjeçarja kërcënon mjekun me thikë – dërgohet në mbajtje për 48 orë
Artikulli i rradhës Uji i papijshëm i Badovcit, Zeneli tregon pasojat në shëndet nga sasia e madhe e Manganit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.