Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ka informuar se të mërkurën, më saktësisht më 6 Mars, ka pranuar një aplikacion për trajtim të pacientit 4 vjeçar R.S., sipas raportit mjekësor të Këshillit të Mjekëve të klinikë përkatëse të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Rasti është shqyrtuar me urgjencë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka lëshuar po dje flëtë-zotimin për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit në shumë prej 100% të çmimit referent për trajtim mjekësor bazuar në dokumentin e prezantuar nga aplikuesit në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2017 për TMJISHP, sipas të cilit, trajtimi mjekësor nuk duhet të kalojë shumën prej 100% të çmimit referent.
Me lëshimin e fletë-zotimit, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore zotohet për përmbushjen e obligimit financiar ndaj institucionit në momentin e përfundimit të procedurave administrative në bazë të fletë-lëshimit dhe të faturës së shpenzimeve nga institucioni.
MSh e arsyeton këtë njoftim duke theksuar se ka vërejtur se në rrjetet sociale është kërkuar ndihmë financiare për pacientit./KosovaPress/