Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministrja: Deri në 40% rritje rroge për mjekët dhe infermierët

Lajme 17/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në #DritaremeRudinën, u shpreh se drejtorët e spitaleve rajonale universitare dhe atyre bashkiake do t’i nënshtrohen një konkursi, teksa premtoi se mjekët dhe infermierët do të kenë rritje rroge deri në 40% në fund të mandatit.

“Ashtu siç ishte rritja e pagave për mjekët dhe infermierët në vitin 2017 me 10%, ashtu është parashikuar të ketë rritje page deri në 40% në fund të mandatit, pra në vitin 2021”, tha ministrja.

“Është shpallur konkursi për të gjitha spitalet rajonale dhe universitare, të cilat janë 16 dhe 24 spitaleve bashkiake, për pozicionin e drejtorit. Konkursi, i cili do të jetë i hapur dhe transparent, do të zhvillohet në fund të tetorit dhe në nëntor të gjitha spitalet do të kenë drejtorët e rinj. Ne duam njerëzit më profesionistë, të përgjegjshëm dhe të aftë në krye të spitaleve dhe për këtë arsye konkursi i spitaleve rajonale dhe universitare do të vlerësohet nga mjekë të dëgjuar, menaxherë dhe ekspertë të specializuar, jo vetëm shqiptarë, por edhe ekspertë ndërkombëtarë të menaxhimi të spitaleve nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë. Do të jetë një konkurs i paanshëm, jo në baza partiake apo nepotike, pasi me shëndetin nuk bëhet shaka dhe në kërkojmë menaxherët më të mirë”, tha Manastirliu e cila më tej foli edhe për procedurat e lehtësuara për marrjen e një KEMP-i.

Ajo tha se procedura e deritanishme abuzive do të eliminohet dhe po punohet për një skemë të re rivlerësimi, për eliminimin e burokracive.

“Me skemën e re, qytetarët për të marrë KEMP-in do të shkojnë në spital vetëm për të marrë vlerësimin, pra do të shtrohen në spital vetëm për të marrë vlerësimin nga mjekët. Ndërsa pjesën tjetër do ta bëjë administrata e institucioneve. Qytetari do të marrë vetëm njoftimin, nëse është pjesë e KEMP-it dhe çfarë mase i takon nga pagesa e paaftësisë. Qytetarët nuk do të jenë më pjesë e sorollatjeve, dhe puna e tyre do të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër”, tha Manastirliu.

Artikulli paraprakFemra, ja çfarë duhet të dini për shëndetin tuaj intim gjatë vjeshtës
Artikulli i rradhës Horoskopi, 18 tetor 2017

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.