Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miratohet projektligji që bllokon diplomat për studentët e mjekësisë në Shqipëri

Lajme 11/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është shoqëruar me debate projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike” në Shqipëri.

Studentët duhet të firmosin një marrëveshje ku në përfundim të studimeve duhet të punojnë 5 vite në sistemin shëndetësor, e më pas të marrin diplomën.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, Albana Vokshi, si dhe deputetja e PD-së, Ilda Dhori, reaguan ashpër kundër këtij vendimi, raporton euronews.al.

“Zemra e problemit është pagesa, lërini përrallat. Njerëzit kanë dalë në rrugë se duan sa pagat e Kosovës”, tha Vasili.

Pjesë në komision ishte edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe zëvendësministrja Mira Rakacolli. Kushi tha se projektligj synon të parandalojnë largimin e mjekëve por dhe për të plotësuar nevojat në shëndetësi.

“Ne nuk i detyrojmë studentët. Pra, studentët nuk vendosen përpara një detyrimi. Studentët janë të lirë të zgjedhin nëse do të përfitojnë nga lehtësirat apo jo… Ligji nuk e cenon thelbin e kësaj të drejte kushtetuese. Duke qenë se çdo student ka të drejtë të zgjedhë nëse dëshiron të përfitojë nga lehtësitë që krijohen me nënshkrimin e marrëveshjes, apo nëse nuk pranon për të lidhur këtë marrëveshje”, u shpreh ministrja Kushi.

Ndërkohë, Rakacolli u shpreh se një vendim i tillë do të thotë një e ardhme e sigurt për vendin.

“Nuk është vetëm kjo politikë që do të sigurojë ardhjen e mjekëve, por që nga shtimi i kuotave, në përmirësimin e kushteve dhe pagave. Ajo që po bëjmë ne sot është që t’i sigurojmë të ardhmen përmes sistemit shëndetësor qytetarëve”, tha Rakacolli.

Opozita i kërkoi ministres që të ulë detyrimin për punësim nga 5 vite në 3 ose të mos e hedhin në votim. Megjithatë, asnjë nga këto kërkesa nuk u pranua, duke e kaluar projektligjin në votim, i cili më shumicë votash u miratua.

 

Artikulli paraprakDëmtimi i shikimit tek të moshuarit amerikanë, i lidhur me motin e nxehtë
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 25 inspektorë shëndetësor

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.