Sot, rreth orës 13:00, një incident ka ndodhur në Minierën e Trepçës, ku ka ndodhur një rrjedhje kimike e acidit sulfurik, duke lënë të lënduar 12 minatorë. Ndër ta, dy prej tyre kanë pësuar lëndime serioze të syve, me djegie kimike nga acid sulfurik, ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës.
Pas trajtimit të parë në Repartin e Emergjencës, ata janë transferuar në Repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.
Në të njëjtën kohë, 10 minatorë të tjerë janë në trajtim në Repartin e Emergjencës, ku situata e tyre duket të jetë anë jashtë rrezikut për jetë.
Pas përfundimit të trajtimit, pritet që ata të lëshohen në shtëpi./GazetaShneta/




