Shkrim nga: Dr. Sci . Isa Haxhiu, urolog
Janë pacientët , ndaj janë mjekët dhe infermierët. Janë mjekët dhe infermierët dhe pastaj janë administaratorët, ekonomistët, zëdhënësit, zjarrfikësit.
Normalisht kështu do duhesh të ishte, por a është kështu në ShSKUK ? Ndonëse ambulantat, spitalet dhe klinikat janë shtëpia e mjekëve dhe infermierëve, pra vendi ku punojnë dhe “udhëheqin’’ me punën dhe nga puna e tyre gjenerojnë të ardhura edhe për çirakët ( administratorët, gazetarët, ekonomistët, zjarrfikësit, etj), pra ata që duhet të ishin infrastruktura, por kurrësesi struktura dhe supertsruktura e tyre, për fat të keq, nën udhëheqjen e drejtorëve politikë, të katapultuar nga të “mëdhenjtë “ e politikës , për të përçuar dhe zbatuar me besnikëri prej lakeu, “ politikën “ e punësimit të militantëve dhe ilakave të tyre, çirakët na janë ulur në ballë të oxhakut të institucioneve shëndetësore, duke zënë vendin e zotit të shtëpisë ( padronëve ) , pra infermierëvet dhe mjekëvet, duke bërë që personeli shëndetësor, të shndërrohen në çirakë të tyre dhe punojnë për mirëqenien e tyre !
Se kjo është kështu, më së miri na e shpërfaqë skandali i fundit i ShSKUK-ës, ku shohim se personeli i administerës, ata me shkolla të mesme, me ndonjë “ fakultet “ të pasluftës, me korrespondencë, sepse shumica syresh ndërkohë që “ studjonin”, punonin si teknikë apo infermierë mjekësorë, u “bën” jurista dhe pastaj u pozicionuan si head executorë, head administratorë apo head doctor specialista (oberartza !), marrin paga mujore mbi 1200 e 1600 E (! ) ndërkohë që specialistët me shkollim superior, me maxhistratura e doktorata , u shndërruan në çirakë të tyre dhe mezi arrijnë një pagë prej 700 e 800 E , ndonëse kujdestarojnë 24 orë, nën kushte mizerabël dhe ndeshen për çdo ditë me vdekjen dhe për çdo ditë shkëpusin jetën , nga kthetrat e saj. Dhe shih, një kujdestari e tyre mezi paguhet nga 10 e 15 E për infermierët , apo 30 e 50 , për mjekët, ndërkohë që një “kujdestari “ e një administartori , na paguaka edhe 230 E dhe marrkan kompenzime ( kujdestari ) edhe 990 E!. Por , kjo nuk ësht e gjithçka . Çirakët e dikurshëm , që sot janë padronët realë të SHSKUK-ës, ndonëse “ jurista”, ekonomista, zjarrfiksa e gazetarë, duke e ditur se pagat e tyre nuk mund të arsyetohen, kanë marrë veprime antiligjore , të dënueshme, duke i dhënë vetës pozitat e head doctor specialistave ( oberartz-ave gjermanë!), të head executorëve , të head administratorëve , për të arsyetuar pagesat prej 800, 900 , 1200 e 1600 eurove, ndërkaq që shefat e reparteve klinike, drejtorët dhe specialistat e ShSKUK-ës, me 30 vjetë shkollim superior ( me magjistratura e doktorata), që punojnë mundimshëm e në kushte mizerabël, duke kujdestaruar 24 orë, pa kompenzime adekuate ( nuk u paguhen shtesat për punë jashtë orarit) , nga 3,4 e 5 të tilla brenda muajit, me 30 e 40 vjetë përvojë pune, nuk arrijnë as 1000 E dhe nuk u paguhen kujdestaritë e plota ( meqë nuk paska buxhet !) , janë shndërruar në çirakë realë, që punojnë dhe gjenerojnë të ardhura për padronët e tashëm të tyre, çirakët e dikurshëm ! E gjithë kjo ngjanë para syve dhe nën hundën e drejtorëve të katapultuar politikisht, pse jo të vendosur aty me dekret , për t i heshtur dhe fshehur nga syri i opinionit, sepse gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët marrin paga prej 2500 e 3000 E dhe u indeksuan me koeficientë , nga 5.5 , gjer më 9-të, kinse për të luftuar korrupsionin, kanë futur veshët në lesh dhe luajnë lojën kukamshefti !
Dhe nuk është ky i fundit skandal i ShSKUK-ës. Tashmë ka një listë “ të mjekëve specializantë të biokimisë “ , të cilët ka kohë që janë bërë specialistë, disa prej tyre madje ka që kanë lëshuar vendin, janë jashtë shtetit , me vite të tëra, por që “realizojnë” kujdestari prej 565 E në muaj, apo të tillë që realizojnë nga dy herë brenda muajit, kujdestari prej 565 E dhe 659 E ! E megjitahtë nuk “dihet “ se ku mbarojnë këto para kujdestarishë fantome, por që mund të merren me mend, ndërkohë që Sindikata , Prokuroria do duhesh ta hetonte dhe ta shpërfaqte para opinionit, se në xhepa të kujt përfundojnë këto kujdestari fantome, apo mospastrim listash “kujdestarie të specializantëve”, që tashmë nuk janë specializantë, ndërkohë që specializantëve realë , u paguajnë vetëm një kujdestari brenda muajit ,ndonëse realizojnë dy e më shumë, për “ mungesë buxheti” !
Dhe , Federata Sindikale e cila do duhesh të alarmohej për të gjitha këto “çudira” dhe tashmë ta ngrinte këtë çështje në prokurori e kryeministri, bëhet e heshtur , si një pelë e ngordhur , ndonëse kur është fjala për mjekët e infermierët dhe grevën e protestën e tyre të ligjshme, jep instruksione për masa që duhet ndërmarrë menaxhmenti i ShSKUK-ës, sepse këto na qenkan jashtë oraganizimit sindikal, si e vetmja e “ ligjshme “, për organizime të tilla! Pra , Sindikata e “ tyre”, në vend që të mbrojë anëtarët e vetë, të angazhohet për të drejtat dhe mirëqenien e tyre, ndonëse ata derdhin mbi 1000.000 E, brenda një viti, në arkën e saj, angazhohet dhe mjaftohet me rrogën e dyfishuar të specialistëve të vetë, në nivel të shoferëve të ministrave, pastruesëve të KEK-ut e të Postës, duke projektuar kërkesen e kirurgëve dhe specialistëve të ShSKUK-ës , për pagë 4000 E dhe duke i akuzuar për grevë të jashtligjshme, e që “natyrshëm” duhet ndëshkohen për këtë shkelje kaq të rëndë !
O tempora, o mores do të thërrisnin latinët e vjetër, ndërsa Krishti do lutej për ta : “ O Zot , fali se nuk dijnë se ç bëjnë “!
Jemi institucioni shëndetësor i tretësorit, për shërbime , por jemi i pari për keqpërdorime , alleshverishe, punësime dhe prosperime nepotiste, klanore e partiake ! Jemi institucioni më në zë për suspendime e shkëputje kotratash për mjekët më me pervojë e më në zë, vetëm për “mungesa” 15-të minutëshe apo mungesa të paverifikuara nga puna, dhe në këtë aspekt, mund t ia kalojnë edhe Bullaiqëve e Tomanoviqëve, anipse Kuvendi si organ ligjvënës, të cilit i subordinohet SHSKUK-ja, toleron edhe mungesa mujore e vjetore të deputetëve e grupeve të deputetëve !
Dhe pas gjithë kësaj të vie ndërmend “ Recitali i Malësorit “ të Migjenit dhe të vie të bërtasësh : “ O si nuk kam një grusht , të fortë, t i bie mu në zemër malit që s bëzanë…!”. /Shkrimi është publikuar i plotë dhe pa ndërhyrje/