Në komunën e Klinës dje në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festivalit Folklorik, “I këndojmë lirisë”, që organizohet nga komuna e Klinës për nderë të Komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit, u bë hapja e Panairit të produkteve vendore.
Hapjen e kësaj ngjarje e kanë bërë kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë në komunën e Klinës, Naser Morina.
Pjesë e Panairit për herë të parë është edhe ekipa e QKMF-së “Nënë Tereza ” duke promovuar njërin nga objektivat kryesor të Drejtorisë për Shëndetësi “JETO SHËNDETSHEM”
Këtë panair mbrëm e ka vizitar edhe kryeministri Haradinaj.