Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e spitaleve private paguajnë më pak se 20 euro në vit për anëtarësim në Odë

Lajme 19/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Legjislatura e dytë e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e katërt ku kryetari Dr. Pleurat Sejdiu ka raportuar për punën 6 mujore, si dhe për planet e 6-mujorit të dytë. OMK vetëm në tre mujorin e parë ka arritur të krijoj të hyra mbi 50 mijë euro, ndërsa ka deklaruar obligime për janar-mars mbi 24 mijë euro.

Sejdiu ka raportuar para anëtarëve të Kuvendit mbi aktivitetet e tij dhe përmbushjen e programit nga dhjetori i vitit të kaluar. Ai ka folur mbi bartjen e kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë, anëtarësimin e mjekëve, bashkëpunimin me Odat rajonale dhe ndërkombëtare, donatorët dhe institucionet e shtetit, shkruan Gazeta Shneta.

Një nga sfidat që po përballet Oda e Mjekëve është anëtarësimi i mjekëve që punojnë në spitale private. Rreth 15 për qind e mbi 200 mjekëve që punojnë në institucione private, kanë paguar më pak se 20 euro anëtarësinë vjetore në OMK. Kjo ka ardhur si pasojë e mosdeklarimit real të rrogës nga këta mjekë. Madje sipas Sejdiut ka pasur të tillë që kanë paguar vetëm 10 euro.

Sejdiu e ka konsideruar të papranueshme deklarimin e rrogës 100 euro nga mjekët që punojnë në spitale private. “Askush të mos më tregojë se paguhe 100 euro në privat. Krejt kjo po ndodhë sepse është vendosur 0.8 për qind në pagë, kurse me ligj pagë është çdo e ardhur që tatimohet. Këto çështje do t’i diskutojmë në vijim”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka theksuar se minimumi i anëtarësisë nga sektori publik është 54 euro tek mjekët e përgjithshëm pa specializim të cilët marrin pagë 565 euro.

Kryemjeku i Kosovës ka theksuar poashtu hezitimin e mjekëve të huaj për t’u anëtarësuar në Odë. Ai ka thënë se kjo po ndodhë për shkak të hutisë që kanë krijuar disa individë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pronarët e spitaleve private ku punojnë këta mjekë.

“Mjekët e huaj po hezitojnë të anëtarësohen si pasojë e hutisë të krijuar nga individë të caktuar nga MSH për çka kemi biseduar edhe me ministrin, si dhe nga pronarët e spitaleve. Ne e kemi sqaruar se këta mjekë nuk do të mund të licencohen pa u anëtarësuar në Odën e Mjekëve. Kjo është vendosur decidivisht edhe nga Zyra Ligjore dhe kjo do t’iu përcillet edhe spitaleve private, në të kundërtën do të vendosen sanksionet nga Gjyqi i Nderit”, ka deklaruar Sejdiu.

Pas raportit të punës, disa prej anëtarëve të Kuvendit kanë shtruar pyetje si dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre për organet e Odës. Ndërsa më vonë është diskutuar për plotësim-ndryshimin e Statutit si dhe votimin e draft rregulloreve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDisa mendime që çdo grua i ka për seksin pas lindjes
Artikulli i rradhës Ja sa shpesh duhet të lahen fëmijët mbi 6 vjeç

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.