Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët e Spitalit të Mitrovicës me peticion kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit

Lajme 09/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët e Spitalit të Mitrovicës përmes një peticioni ku kanë renditur disa arsye, po kërkojnë shkarkimin e menaxhmentit të këtij institucioni në krye me drejtoreshën Luljeta Zhubi.

Mjekët në Spitalin e Mitrovicës nuk janë të kënaqur me menaxhimin e spitalit nga drejtoresha e përgjithshme Luljeta Zhubi dhe drejtori shëndetësor Bashkim Hasani. Këto pakënaqësi 17 mjekë i kanë vendosur në një letër dhe peticion i cili po vazhdon të nënshkruhet edhe sot, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas mjekëve që e kanë nënshkruar këtë peticion, në Spitalin e Mitrovicës është rritur numri i pacientëve në listën e pritjes për ndërhyrje me laparaskopi për shkak se salla nuk është duke funksionuar. Poashtu menaxhmenti nuk e ka funksionalizuar mjekimin intensiv në spital, ndonëse ka kapacitete.

“Edhe përkundër kërkesave tona të vazhdueshme, vazhdojmë të ballafaqohemi me mungesa të instrumentariumit te sallat operative dhe repartet e lartëcekura. Mungesa e autoambulancave është imediate në spitalin tonë”, thuhet në këtë peticion.

Në këtë peticion poashtu janë përmendur edhe pretendimet për ndikime në punësime në konkurset për disa pozita në këtë spital.

Poashtu sipas këtij peticioni stafi menaxherial i spitalit shpesh herë mungon në vendin e punës.

Më poshtë e gjeni peticionin e plotë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMinistri Vitia premtoi shtesa për mjekët specialistë, kaluan 6 muaj dhe ato nuk u ekzekutuan asnjëherë
Artikulli i rradhës Studim: Vetëm 4000 hapa në ditë mund të ulin rrezikun e vdekjes

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.