Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët gjermanë ankohen për dhunën e pacientëve, kërkohet ashpërsimi i ligjeve

Lajme 19/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kërcënimet e madje edhe sulmet fizike nga pacientët po bëhen më të zakonshme në ordinancat gjermane. Autoritetet kërkojnë ashpërsimin e ligjeve.

Mjekët që punojnë në ordinanca private raportojnë për rritjen gjithnjë e më të madhe të dhunës në zyrat e tyre. “Sjellja agresive, kërcënimet verbale, madje edhe sulmet fizike po bëhen një problem në rritje në zyrat e mjekëve”, tha për gazetën Neue Osnabrücker Zeitung, presidenti i Shoqatës Federale të Mjekëve Gjermanë që punon me kompanitë e sigurimeve, Andreas Gassen. Sipas tij, rastet e dhunës po ndodhin gjithnjë e më shpesh, jo vetëm në shërbimet e urgjencës, por edhe te mjekët privatë”.

Agresioni i hapur dhe sjellja shumë kërkuese janë rritur ndjeshëm. “Bëhet fjalë për dhunë verbale dhe fizike. Unë kam pasur një pacient që më ka thyer derën e zyrës”, tha Gassen, i cili punon në një ordinancë në Dyseldorf.

Infermieret në shënjestër

Kjo lloj sjelljeje nuk është rregull, sepse problemet vijnë nga “një grup i vogël, por fatkeqësisht në rritje”, thotë Gassen duke shtuar se infermierët dhe mjekët janë viktimat më të shpeshta të dhunës dhe agresionit nga pacientët.

“Fenomeni që pacientët nuk dinë të sillen dhe kanë një vlerësim të shtrembëruar të urgjencës së gjendjes së tyre nuk ka lidhje me originën e tyre. Përveç kësaj, ndodh gjithnjë e më shpesh që dikush është i sëmurë dhe gjashtë persona vijnë me të në zyrën e mjekut ose në urgjencë dhe krijojnë rrëmujë. Kjo është e habitshme dhe jashtëzakonisht e pakëndshme”, thekson mjeku gjerman.

Ai kërkon dënime të qarta dhe të shpejta për raste të dhunës: “Përndryshe, mesazhi nuk do të arrijë tek disa njerëz”.

Po kërkohet një dënim më i ashpër

Ministri i Drejtësisë i Gjermanisë Marco Buschmann (Partia liberale, FDP) synon, ndër të tjera, të mbrojë më mirë shërbimet e urgjencës nga agresioni dhe dhuna, duke shtrënguar ligjin penal. Gassen kërkoi që ligji, i cili është ende në hartim, të shtrihet edhe në ordinancat e mjekëve privatë. “Shtrëngimi i ligjit penal në këtë drejtim është pritur shumë gjatë. Punonjësit në ordinanca dhe në operacione nuk duhet të durojnë të gjitha këto gjëra”, thekson ai.

Kreu i Shoqatës së Mjekëve u ankua se politika ende nuk e ka publikuar mjaftueshëm këtë problem. “Është po aq e papranueshme kur hidhen shishe ndaj zjarrfikësve, si dhe kur personeli i spitalit apo i ordinancave private kërcënohet dhe sulmohet fizikisht, sepse ndonjë idiot mendon se ftohja e tij duhet të trajtohet menjëherë dhe se ai nuk është trajtuar aq mirë sa duhet”, paralajmëron kryetari i Shoqatës së Mjekëve Gjermanë./DW

 

Artikulli paraprakEdhe një mbishkrim kundër shqiptarëve në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc
Artikulli i rradhës Mijëra kilogramë barna serbe të konfiskuara, kaq barnatore u ndëshkuan

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.